Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

SHBA, Britania dhe Bashkimi Europian godasin grupin famëkeq të krimit kibernetik

Lockbit u zbulua në 2020-ën kur malueri i saj u zbulua në forumet e krimit kibernetik në Rusi duke bërë që analistët e sigurisë të besojnë se grupi ndodhet në këtë vend.

SHBA, Britania dhe Bashkimi Europian godasin grupin famëkeq të krimit kibernetik

Lockbit, një grup famëkeq i krimit kibernetik që mban peng të dhënat e viktimave të saj, është goditur nga një operacion ndërkombëtar i agjencive ligjzbatuese nga SHBA, Britania dhe Bashkimi Europian.

Operacioni u drejtua nga Agjencia Britanike e Krimit Kibernetik, FBI, Europol dhe një koalicion agjencish policore në mbarë botën sipas një postimi bërë në uebsajtin e bandës.

Zyrtarët Amerikanë e përshkruajnë Lockbit si një prej kërcënimeve më të mëdha në botë të ransomware-ve dhe ka goditur më shumë se 1700 organizata në SHBA në sektorë të ndryshëm nga shërbimet financiare, shkollat, transporti dhe agjenci shtetërore.

Lockbit u zbulua në 2020-ën kur malueri i saj u zbulua në forumet e krimit kibernetik në Rusi duke bërë që analistët e sigurisë të besojnë se grupi ndodhet në këtë vend.

Ka hakuar disa prej organizatave më të mëdha në botë dhe fitimet i gjeneron duke kërcënuar njerëzit me fshirje të dhënash. Në Nëntor të vitit të kaluar Lockbit publikoi të dhëna të brendshme të Boeing. Në fillim të 2023 posta Britanike Royal Mail u sulmua nga grupi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

259,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell G15 5530 15.6”, 32GB, 1TB SSD, Core i9

169,990 L
Kurseni: 15,000 L