Shitjet arritën në 64.9 milionë njësi për periudhën Prill-Qershor dhe është tre mujori i dytë me radhë që sheh një rritjes pas dy vitesh rënie të vazhdueshme.
Shitjet globale të kompjuterëve personalë u rritën me 3 përqind në tre mujorin e dytë të 2024 ndihmuar edhe nga kërkesa për pajisje AI, me Apple që pati rritjen më të madhe mes prodhuesve të kompjuterëve thotë raporti i IDC.
Shitjet arritën në 64.9 milionë njësi për periudhën Prill-Qershor dhe është tre mujori i dytë me radhë që sheh një rritjes pas dy vitesh rënie të vazhdueshme.
Sipas IDC-së, shitjet e Apple u rritën me 20.8 përqind në tre mujorin e dytë të 2023, më e madhe mes prodhuesve në mbarë botën ndjekur nga Acer që pati rritje prej 13.7 përqind.
Tregu i kompjuterëve personalë pritet të rikuperohet pas një tërheqjeje që erdhi pas pandemisë së Covid-19.
Dy tre mujorë të njëpasnjëshëm me rritje shoqëruar nga hovi i krijuar prej inteligjencës artificiale, është ajo çfarë tregu ka pasur nevojë.
Megjithatë rezultatet e dobëta në Kinë mund të mbajnë peng tregun sipas IDC-së dhe nëse ky vend përjashtohet nga statistikat, atëherë rritja mes dy tre mujorëve do të kishte qenë më shumë se 5 përqind.
Pjesën më të madhe të tregut e ka grupi Kinez Lenovo me 22.7 përqind ndjekur nga HP me 21.1 përqind dhe Dell me 15.5 përqind.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë