Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Surface Laptop Go 2 detajohet përpara debutimit

Tek listimi i produktit shfaqet edhe një datë 2 Qershor 2022 prej së cilës fillojnë porositë duke lënë të kuptohet se zyrtarizimi i tij është pranë.

Surface Laptop Go 2 detajohet përpara debutimit

Microsoft Surface Laptop Go 2 është zbuluar në një formë online të distributorit Korean Cafe Naver. Uebsajti i tyre kishte një faqe për Surface Laptop Go 2 ku zbuloheshin specifikat, imazhe dhe detaje të tjera.

Me besimin se specifikat janë të vërteta, Surface Laptop Go 2 vjen me gjeneratën e 11-të të procesorëve Intel dhe një kamër HD të përmirësuar. Kompjuteri me shumë gjasa do të ofrohet në disa versioni por listimi specifik tregonte një model me Intel Core i5-1135G7, 8GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Tek listimi i produktit shfaqet edhe një datë 2 Qershor 2022 prej së cilës fillojnë porositë duke lënë të kuptohet se zyrtarizimi i tij është pranë.

Përveç kalimit në harduerët e fundit, Surface Laptop Go 2 pritet të jetë një rifreskim i vogël. Ekrani 12.4-inç mbetet po ai i njëjti me raportin 3:2.

Edhe portat e konektivitetit mbeten të njëjta. Sipas distributorit laptopi ka 13.2 orë jetëgjatësi baterie.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: