Sipas Bloomberg, tableti i shumëpritur iPad Pro OLED mund të mos ketë çipet M3 që të gjithë kanë pritur, por çipin e gjeneratës së re M4.
Evenimenti “Let Loose” i iPad i cili do të mbahet javën e ardhshme pritet të zbulojë më shumë rreth të ardhmes së tabletëve të Apple dhe spekulimet lidhur me këtë linjë produktesh janë intensifikuar javët e fundit.
Sipas Bloomberg, tableti i shumëpritur iPad Pro OLED mund të mos ketë çipet M3 që të gjithë kanë pritur, por çipin e gjeneratës së re M4.
Në buletinin javor, gazetari Mark Gurman i Bloomberg tha se gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë të larta. Dhe sipas tij çipi M4 është përfshirja në formë zyrtare e Apple në inteligjencën artificiale.
“Besoj se Apple do ta pozicionojë tabletin si pajisja e parë e saj AI dhe që prej këtij momenti çdo pajisje tjetër do të quhet pajisje AI,” shkruante Gurman.
Duke vepruar kështu në evenimentin e 7 Majit, Apple do të përqendrohej plotësisht në inteligjencën artificiale me evenimentin pasues WWDC të zhvilluesve në Qershor.
Evenimenti “Let Loose” pritet të sjellë përditësime për linjën iPad por edhe aksesorët e tyre si Magic Keyboard dhe Apple Pencil.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë