Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Teknologjia 5G nuk e shkakton dhe as përhap COVID-19

Ky rrjet premton një transmetim shumë më të shpejtë të të dhënave përmes internetit, rreth 100 herë më të shpejtë se teknologjia aktuale 4G.

Përmes një deklarate zyrtare më 20 maj, Kisha Ortodokse e Moldavisë i bëri thirrje qeverisë që çdo vaksinë e mundshme ndaj koronavirusit të merret në baza vullnetare nga ana e qytetarëve.

“Në shumë vende evropiane, shoqëritë po protestojnë kundër një detyrimi për vaksinim, veçanërisht ndaj vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, sepse i shohin ato si një mundësi për sistemin global kundër të krishterëve, që të fusin mikroçipet në trupin e njeriut dhe të kontrollojnë njerëzit me ndihmën e teknologjisë 5G”, thuhet në deklaratë.

Gjatë kësaj periudhe të pandemisë kanë ekzistuar lloj-lloj teorish të çuditshme të komplotit, shumë prej të cilave janë ndërlidhur me zhvillimin e gjeneratës së re të shërbimeve të internetit 5G.

Dhe, nuk është vetëm kisha e Moldavisë që mendon kështu.

Më 2 maj, kreu i rajonit të Osetisë së Veriut të Rusisë, Vyacheslav Bitarov, u tha gazetarëve se huliganët kishin shkatërruar një kullë të rrjetit telefonik në fshatin Nogir, nga frika e ndonjë lidhjeje midis teknologjisë 5G dhe koronavirusit.

“Shumë njerëz thonë që nuk ka koronavirus dhe nuk ka asnjë rrezik, por që tërë kjo histori është e organizuar nga disa forca globale që janë të interesuar të detyrojnë njerëzit….t’i bllokojnë dhe pastaj t’i rrezatojnë përmes antenave të rrjetit 5G, në mënyrë që ata të humbasin ndërgjegjësimin dhe më pas atyre t’u implantohen mikroçipat”, citohet Bitarov nga agjencia TASS.

“Ka shumë njerëz që mendojnë kështu”, ka thënë ai.

Akuzat e tilla të pabazuara forcojnë skepticizmin e gjerë publik ndaj qeverive për çështjet e shëndetit dhe sigurisë. Këto akuza janë veçanërisht të dëmshme gjatë krizës aktuale globale të shëndetit, pasi ngufasin informacionet e domosdoshme dhe të bazuara në shkencë, në lidhje me pandeminë vdekjeprurëse të COVID-19 dhe se si të luftohet në mënyrë efektive përhapja e koronavirusit.

“Çfarëdo ndërlidhje midis teknologjisë 5G dhe COVID-19” është “plotësisht e pa vlerë”, tha për BBC, Simon Clarke, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin Reading në Britani të Madhe.

Një tjetër ekspert, Stephen Powis, drejtor për çështje mjekësore i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor të Britanisë së Madhe, ka thënë se pretendimet e një ndërlidhjeje të tillë janë “lloji më i keq i lajmeve të rreme”.

Teknologjia e rrjetit të gjeneratës së pestë (5G) filloi të vendoset globalisht në vitin 2019.

Ky rrjet premton një transmetim shumë më të shpejtë të të dhënave përmes internetit, rreth 100 herë më të shpejtë se teknologjia aktuale 4G.Megjithatë, kjo arrihet duke përdorur një frekuencë më të lartë se rrjetet 4G. Disa nga këto frekuenca arrijnë gjatësinë vetëm rreth 1.6 kilometra dhe kanë probleme të depërtojnë në materiale të caktuara ndërtimore.

Pastaj, kishte pretendime të pabazuara se kjo teknologji shkakton kancer ose sëmundje mendore, se ka shkatërruar një pemë apo ka vrarë kafshë të egra, e kështu me radhë.Lëvizja anti-5G gjeti aleatë në mesin e atyre që kundërshtojnë të gjitha llojet e vaksinimeve të detyrueshme në shumë vende, siç është Rumania dhe këto lëvizje praktikisht u bashkuan.

Në maj të vitit 2019, një artikull i gazetës amerikane New York Times vuri në dukje se RT America, rrjeti transmetues i financuar nga shteti rus në Shtetet e Bashkuara, kishte botuar një artikull kundër rrjetit 5G në vitin 2018. Por, në katër muajt e parë të vitit 2019 kishte botuar shtatë të tillë. Njëri ndër shkrimet pretendonte se fëmijët ishin veçanërisht të ndjeshëm ndaj kancerit dhe sëmundjeve të tjera, për shkak të rrezatimit të sistemeve 5G.

“Qindra blogje dhe uebfaqe online duket se merren me pretendimet e transmetuesit rus. Shumë rrallë, ose asnjëherë, nuk bëhet e ditur origjina ruse e shkrimeve” argumenton New York Times.

Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi (ICNIRP) ka kryer një studim të gjatë dhe ka arritur në përfundimin se nuk ka rreziqe shëndetësore të shoqëruara me llojet e rrezatimit të përdorur nga teknologjia 5G.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L