Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Telefonët mund të identifikojnë tejkalimin limiteve të konsumit të akoolit

Shkencëtarët shpresojnë që zbulimi të përdoret për të zhvilluar paralajmërime duke ju kërkuar njerëzve të mos drejtojnë makinën të dehur.

Smartfonët mund të identifikojnë nëse jeni i dehur duke monitoruar ecjen tuaj zbuloi një studim.

Hulumtuesit Amerikanë përdorën sensorët e smartfonëve për të mësuar nëse dikush kishte tejkaluar limitin e konsumit të pijeve alkoolike të lejuar për drejtimin e makinës.

Telefoni arriti ta gjente me 90% saktësi kur përdoruesit kishin hedhur vetëm 10 hapa zbuloi studimi i Universitetit të Pittsburgut.

Shkencëtarët shpresojnë që zbulimi të përdoret për të zhvilluar paralajmërime duke ju kërkuar njerëzve të mos drejtojnë makinën të dehur.

Në studim morën pjesë 22 vetë të moshave 21 deri në 43 vjeç të cilëve u dha të pinin vodka derisa arritën limitin 80 miligram alkool për 100 mililitra gjak që lejohet në SHBA për drejtimin e makinës.

Ata ecën 10 hapa para dhe pas dhe në 90% të rasteve hulumtuesit arritën të identifikonin ata që kanë kaluar limitin.

Edhe pse është një studim i vogël, hulumtuesit shpresojnë që të hedh bazat për kërkim të tjera në këtë fushë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L