Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Tesla pranë ndërtimit të makinave plotësisht autonome

Por insajderët e industrisë kanë thënë se do të duhet kohë përpara se teknologjia të jetë e gatshme dhe të fitojë besimin e njerëzve.

Gjiganti Amerikan i makinave elektrike Tesla tha se është shumë pranë arritjes së nivelit 5 të autonomisë së drejtimit. Lajmin e dha vetë shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk.

“Jam shumë konfident se niveli 5 ose e thënë ndryshe autonomia e plotë do të ndodhë dhe do të ndodhë më shpejtë sesa kemi menduar,” tha Musk.

“Kam besimin se funksionalitetet bazike të nivelit 5 do të mbërrijnë këtë vit.”

Prodhuesit e makinave dhe kompanitë teknologjike përfshirë Alphabet Waymo dhe Uber Technologies po investojnë miliarda në industrinë e makinave autonome.

Por insajderët e industrisë kanë thënë se do të duhet kohë përpara se teknologjia të jetë e gatshme dhe të fitojë besimin e njerëzve.

Tesla u bë pak ditë më parë prodhuesi i makinave me vlerën më të lartë në botë duke parakaluar edhe Toyotën.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: