Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

TikTok fshin 49 milionë video

Por TikTok thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë nga policia apo qeveria Kineze. 49 milionë videot përfaqësonin vetëm 1% të videove të ngarkuara mes Korrik dhe Dhjetorit.

TikTok tha se ka fshirë mëse 49 milionë video të cilat thyen rregullat e saj gjatë periudhës Korrik-Dhjetor 2019.

¼ e tyre të fshira kishin përmbajtje seksuale tha biznesi në raportin e tij të transparencës. Gjithashtu ka marrë mëse 500 kërkesa për të dhëna nga qeveritë dhe policia 480 prej të cilave kanë marrë përgjigje.

Aktualisht aplikacioni rrezikon të bllokohet në SHBA ndërsa qeveria Indiane e ka bllokuar tashmë. Autoritetet Amerikane thonë se aplikacioni mund të përdoret nga qeveria Kineze për të përgjuar përdoruesit.

Por TikTok thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë nga policia apo qeveria Kineze. 49 milionë videot përfaqësonin vetëm 1% të videove të ngarkuara mes Korrik dhe Dhjetorit.

98.2% janë zbuluar nga inteligjenca artificiale ose moderatorët përpara se të raportoheshin tek përdoruesi. TikTok debutoi në 2017-ën dhe gjatë pandemisë shpërtheu në popullaritet.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: