Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Trashëgimtari i Samsung i shpëton burgut

51 vjeçari Lee është djali i Lee Kun-hee, ekzekutivit të Samsung Group. Me një diplomë nga universiteti më i mirë në Korenë e Jugut dhe MBA nga univesiteti më prestigjioz i Japonisë, ai duhej të merrte drejtimin e Samsung.

Një gjykatë ka refuzuar kërkesën për arrestimin e trashëgimtarit të Samsung Jay Y. Lee pasi u akuzua për mashtrime dhe manipulim të vlerës së aksioneve.

Gjykata i ka dhënë një frymëmarrje të përkohshme drejtuesit de fakto të konglomeratit Koreano-Jugor. Por Lee nuk është plotësisht i pastër dhe prokurorët thanë se do të vazhdojnë hetimin e tij.

Rasti filloi me një skandal politik që tronditi Korenë e Jugut dhe ku u përfshi edhe presidentja e vendit Park Geun Hye. Javën e kaluar prokurorët kishin bërë thirrje gjykatës për arrestimin e Lee në lidhje me shkrirjen kontroverse të dy bizneseve të Samsung, Samsung C&T dhe Cheil Industries në 2015.

Prokurorët thanë se marrëveshja i siguroi më shumë kontroll Lee mbi grupin Samsung. Samsung mohoi akuzat. Tre ekzekutivëve të lartë të Samsung u është dhënë një dënim me burg për fshehjen dhe shkatërrimin e provave.

51 vjeçari Lee është djali i Lee Kun-hee, ekzekutivit të Samsung Group. Me një diplomë nga universiteti më i mirë në Korenë e Jugut dhe MBA nga univesiteti më prestigjioz i Japonisë, ai duhej të merrte drejtimin e Samsung.

Në 2009 u bë president i Samsung dhe në 2013 zëvendës Kryetar i Samsung Electronics. Babai i tij pësoi sulm në zemër në 2014-ën dhe de fakto Lee konsiderohet drejtues i Samsung tashmë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: