Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Vendimi i Samsung me Galaxy S24 mund të hutojë përdoruesit

Kujtojmë se Exynos 2200 u lançua në 2021 dhe fuqizonte Galaxy S22, Galaxy S22+ dhe Galaxy S22 Ultra të shitur në Europë.

Vendimi i Samsung me Galaxy S24 mund të hutojë përdoruesit

Familja e smartfonëve Galaxy S24 e Samsung do të mbërrijë në tre mujorin e parë të 2024.

Këtë fundjavë, kompania Koreano-Jugore e teknologjisë zbuloi se çfarë pritet nga një komponent i smartfonëve flagship ndërsa vendimi i saj mund të acarojë disa përdorues.

Samsung zbuloi çipin Exynos 2400 duke premtuar 1.7x më shumë performancë procesorike dhe 14.7x performancë në AI krahasuar me modelin e kaluar Exynos 2200.

Kujtojmë se Exynos 2200 u lançua në 2021 dhe fuqizonte Galaxy S22, Galaxy S22+ dhe Galaxy S22 Ultra të shitur në Europë.

Për pjesën tjetër të botës telefoni shitej me çipin Snapdragon 8 Gen 1 të Qualcomm dhe kjo irritoi përdoruesit Europianë të telefonit.

Kjo sepse çipi Snapdragon ofron më shumë performancë, më shumë jetëgjatësi baterie dhe jep rezultate më të mira testimi. Nëse do tu ofrohej një zgjedhje, shumica e përdoruesve do të zgjidhnin modelin Snapdragon.

Megjithatë përdoruesit Europianë nuk patën zgjedhje as me Galaxy S23, por për këtë të fundit nuk pati reagime duke qenë se Samsung nuk krijoi një model Exynos 2300.

Të gjithë modelet Galaxy S23 u shitën me çipin Snapdragon 8 Gen 2. Me debutimin e Exynos 2400, Samsung me shumë gjasa do ta përdorë në smartfonët e tij të vitit. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që variante të ndryshme sipas rajoneve të kenë procesorin Qualcomm Snapdragon 8 Gen 3.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L

Samsung Galaxy S21 Ultra 5G

37,990 L39,990 L
 

Samsung Galaxy S21 5G

24,990 L25,990 L
 
Të Përdorura

Samsung Galaxy S20 5G

19,990 L49,100 L