Çmimi i makinës do të bëhet publik më 28 Mars. Xiaomi është prodhuesi i pestë më i madh i smartfonëve në Kinë dhe ka 59 dyqane në 29 qytete të vendet.
Gjiganti Kinez i teknologjisë Xiaomi tha se do të fillojë dërgesat e para të makinës së saj të parë elektrike e cila është përpjekja e parë e kompanisë për të hyrë në një industri të re për të.
Çmimi i makinës do të bëhet publik më 28 Mars. Xiaomi është prodhuesi i pestë më i madh i smartfonëve në Kinë dhe ka 59 dyqane në 29 qytete të vendet.
Makina elektrike e Xiaomi vjen ndërsa konkurrenca mes kompanive si BYD dhe Tesla në Kinë po shtohet.
Pasi prezantoi Speed Ultra 7 (SU7) vitin e kaluar, shefi ekzekutiv i Xiaomi Lei Jun tha se kompania synon të bëhet një prej pesë prodhuesve më të mëdhenj në botë të makinave.
Gjiganti i smartfonëve ka thënë se do të investojë 10 miliardë dollarë në biznesin e saj të makinave përgjatë 10 viteve të ardhshme.
Sipas Lei, SU7 ka një teknologji superiore të motorëve elektrike dhe makinat e saj mund të arrijnë një shpejtësi të caktuar në një kohë më të shkurtër sesa ato të Tesla apo Porsche.
Xiaomi shpreson se sistemi operativ i makinës i cili është i njëjtë me të smartfonëve dhe pajisjeve të tjera, do të joshë konsumatorët ekzistues.
SU7 do të prodhohet nga kompania shtetërore BAIC Group në fabrikat e saj në Pekin dhe të montohen deri në 200 mijë njësi në vit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë