Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Xiaomi prezanton një telefon me kamera që zmadhon 120X

Mi 10 Ultra gjithashtu ka edhe kamër kryesor 48-megapiksel, kamër me kënd super të gjerë 20-megapiksel dhe kamër portret 12-megapiksel.

Në fillim të vitit Xiaomi prezantoi dy flashghipë, Mi 10 dhe Mi 10 Pro. Ditën e sotme kompania për të festuar 10-vjetorin me një model të ri të Mi 10.

Prezantoi Mi 10 Ultra i cili vjen me kamer të cilësisë së lartë, karikim wireless 50W dhe me kabëll 120W.

Ndërsa Mi 10 Pro ka kamër 108-megapiksel me 50x zmadhim hibrid dhe video 8K, Mi 10 Ultra ka kamër periskop 48-megapiksel me 10x zmadhim optik, 120x zmadhim hibrid dhe video 8K ngjashëm me Galaxy S20 Ultra.

Mi 10 Ultra gjithashtu ka edhe kamër kryesor 48-megapiksel, kamër me kënd super të gjerë 20-megapiksel dhe kamër portret 12-megapiksel.

Smartfoni vjen me ekran 6.67-inç FHD+ OLED me shkëlqim 800-nit, thellësi ngjyrash 10-bit dhe skaje të lakuara. Ekrani ka frekuencë rifreskimi 120Hz dhe vjen me bateri 4,500 mAh.

Çmimi i telefonit fillon nga 760 dollarë për 8GB RAM dhe 128GB memorie. Modeli më i shtrenjtë shkon në 1,010 dollarë me 16GB RAM dhe 512GB memorie. Blerësit mund të zgjedhin nga tre ngjyra: e bardhë qeramikë, argjendtë dhe transparent.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L