Karta grafike ka kontektivitet Thunderbolt 3 dhe 4 për lidhjen në laptop si dhe porta shtesë USB dhe lidhje video të jashtme.
Gigabyte lançoi një kartë grafike të jashtme për laptopët i cili ka në brendësi një RTX 4090 me ftohje të lëngshme. Karta grafike është dizajnuar për të shndërruar kompjuterët e hollë dhe të lehtë në makineri të fuqishme gaming për përdoruesit të cilët përdorin laptopët në lëvizje.
Karta grafike ka kontektivitet Thunderbolt 3 dhe 4 për lidhjen e grafikës në laptop si dhe porta shtesë USB dhe lidhje video të jashtme.
Në zemër të Gigabyte Aorus Gaming Box është një çip grafik GeForce RTX 4090 i cili ftohet nga Aorus Waterforce 240mm AIO. Dy ventilatorë 120mm janë të montuar në radiatorin e Aorus Waterforce i cili ka një pllakë kontakti me çipin prej bakri.
Karta grafike duhet të ofrojë performancë të shkëlqyer me këtë sistem ftohjeje së bashku me potencial të lartë për overclocking. Qarkullimi i ajrit në kuti menaxhohet nga ventilatorë në panelet anësore dhe në krye.
E tërë kutia fuqizohet nga një ushqyer 850W me kontektorë 8-pin.
Gigabyte nuk zbuloi çmimin e as datën e debutimit të Aorus RTX 4090 Gaming Box.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë