“Me shumë gjasa do të kapërcejmë 1 miliardë përdorues aktiv në muaj brenda 1 viti,” tha Durov, i cili ka pronësi të plotë mbi Telegram.
Aplikacioni i komunikimit Telegram, një prej platformave më popullore të medias sociale në botë, pritet të kapërcejë 1 miliardë përdorues aktivë në muaj vitin e ardhshëm tha themeluesi i saj Pavel Durov.
Me seli në Dubai, Telegram u themelua nga shtetasi Rus Durov i cili u largua nga Rusia në 2014-ën pasi refuzoi tu bindej kërkesave shtetërore për të bllokuar komunitetet opozitare në vend në platformën e medias sociale VK të cilën ai e shiti.
“Me shumë gjasa do të kapërcejmë 1 miliardë përdorues aktiv në muaj brenda 1 viti,” tha Durov, i cili ka pronësi të plotë mbi Telegram.
Pasuria e tij llogaritet në 15.5 miliardë dollarë nga Forbes ndërsa aplikacioni Telegram ka 900 milionë përdorues aktivë në botë. Një prej rivalëve kryesorë, WhatsApp, ka më shumë se 2 miliardë përdorues aktivë në muaj.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë