Kjo përqindje ishte më e lartë sesa 16 vende të tjera të cilat ishin pjesë e anketës, përfshirë Shtetet e Bashkuara ku 65 përqind e atyre që u përgjigjën thanë se kanë adoptuar GenAI.
Kina po udhëheq botën në adoptimin e AI gjeneruese sipas një studimi dhe është sinjali më i fundit se vendi po përparon me hapa të mëdhenj në një teknologji e cila shihet si revolucionare.
Një anketë e cila përfshirë 1,600 vendimmarrës në industri të ndryshe në mbarë botën nga kompania Amerikane SAS and Coleman Parkes Research, 83 përqind e atyre që u përgjigjen thanë se kanë përdorur AI gjeneruese, teknologji pionere e ChatGPT.
Kjo përqindje ishte më e lartë sesa 16 vende të tjera të cilat ishin pjesë e anketës, përfshirë Shtetet e Bashkuara ku 65 përqind e atyre që u përgjigjën thanë se kanë adoptuar GenAI.
Mesatarja globale ishte 54 përqind. Industritë që u përfshinë në anketë ishin ajo bankare, e sigurimeve, shëndetit, telekomunikimit, prodhimit, distribuimit dhe energjisë. Rezultati tregon progresin e shpejtë të Kinës në AI gjeneruese, teknologji e cila mori hov pasi OpenAI lançoi ChatGPT në Nëntor 2022 dhe shumë kompani Kineze nxituan të lançonin versionet e tyre.
Javën e kaluar një raport nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, institucion nën varësinë e Kombeve të Bashkuara, zbulonte se Kina udhëhiqte në garën e patentave AI duke bërë 38 mijë aplikime përgjatë 10 viteve të fundit. SHBA gjatë kësaj periudhe kishte bërë vetëm 6,276 aplikime.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë