Monedhë

Kategoritë

6 muaj më parë

Elon Musk konfirmon shtyrjen e prezantimit të taksisë robotike

CEO tha në muajin Prill se kompania do të zbulonte Tesla Robotaxi më 8 Gusht. Sipas Reuters kompania kishte hequr dorë nga një makinë buxhetore prej 25,000 dollarësh në favor të një taksie robotike.

Elon Musk konfirmon shtyrjen e prezantimit të taksisë robotike

Elon Musk konfirmoi ditën e Hënë se evenimenti i taksive robotike të Tesla planifikuar për në muajin Gusht është shtyrë për në Tetor.

CEO i kompanisë ju përgjigj një përdoruesi në X duke thënë se kishte kërkuar një ndryshim “të rëndësishëm” të dizajnit të përparmë.

Postimi i Musk në X mbështet raportimet e javës së kaluar nga Bloomberg. Publikimi pretendonte më 11 Korrik se Tesla do të shtynte evenimentin për ti dhënë më shumë kohë me ndërtimin e prototipeve shtesë.

Gjithashtu raporti sugjeronte se shtyrja tashmë ishte komunikuar brenda kompanisë dhe ekipit të dizajnit i është kërkuar të ripunojë disa elementë të makinës.

CEO tha në muajin Prill se kompania do të zbulonte Tesla Robotaxi më 8 Gusht. Sipas Reuters kompania kishte hequr dorë nga një makinë buxhetore prej 25,000 dollarësh në favor të një taksie robotike.

Pak javë më vonë Tesla shkurtoi 10 përqind të personelit prej 140 mijë të saj. Gjatë gjysmës së parë të vitit kompania shiti 7 përqind më pak makina dhe prodhoi 15 përqind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 128GB

64,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro

89,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE

Apple iPhone 15 Pro Max

103,990 L159,990 L
 
- 2%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13.6″, 8GB, 512GB SSD, M3 (2024)

127,990 L129,990 L
Kurseni: 2,000 L