Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Ish hakeri i famshëm dhe shefi i sigurisë së Twitter hedh dritë mbi sekretet e errëta të sigurisë së rrjetit social

Duke dalë publikisht Zatko beson se po bën atë punë për të cilën u ngarkua dhe thotë se është kritike për demokracinë.

Twitter ka mashtruar autoritetet rregullatorë federale lidhur me nivelet e saj të mbrojtjes ndaj hakerëve dhe llogarive spam tha ish shefi i sigurisë së kompanisë Peiter Zatko.

Një ankesë publike prej 84 faqesh, Zatko, një haker i famshëm që njihej me pseudonimin “Mudge”, pretendon se Twitter në mënyrë të rremë kishte deklaruar se ka një plan të qartë sigurie sipas dokumenteve vënë në dispozicion të hetuesve të kongresit.

Dokumenti thotë se Twitter i jep prioritet rritjes së numrit të përdoruesve në vend të reduktimit të llogarive të rreme, ndërsa ekzekutivët mund të fitojnë bonuse deri në 10 milionë dollarë për rritje të përdoruesve ditorë duke mos bërë asgjë për eliminimin e llogarive të rreme.

Twitter reagoi duke thënë se kjo deklaratë ishte një gënjeshtër. Kompania e medias sociale ka hyrë një beteje ligjore me njeriun më të pasur në botë Elon Musk, pasi ky i fundit u përpoq të largohej nga marrëveshja 44 miliardë dollarëshe për të blerë Twitter.

Sipas Musk kompania kishte dështuar të jepte informacione të cilat provonin pretendimet e kompanisë për numrin e llogarive të rreme dhe robotike në platformë.

Shefi ekzekutiv i Tesla ofroi të blinte Twitter për 54.20 dollarë aksionin duke thënë se asokohe se do ta shndërronte në një platformë botërore të fjalës së lirë.

Twitter dhe Musk kanë paditur njëri-tjetrin në gjykatë me Twitter që kërkoi nga gjykata e Delaware të urdhëronte Musk të finalizojë marrëveshjen. Një përballje në gjykatë pritet të ndodhë më 17 Tetor.

Zatko dërgoi ankesën e tij muajin e kaluar pranë Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë, Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe Komisionit Federal Tregtar.

Jemi duke vlerësuar pretendimet të cilat janë bërë publike por deri tani kemi parë vetëm tregime të rreme me pasaktësi të shumta,” tha CEO i Twitter Parag Agrawal drejtuar punonjësve të tij në një memo.

Republikani më në zë i Komitetit të Drejtësisë në Senatin Amerikan Chuck Grassley tha se ankesa është një shqetësim serioz për sigurinë kombëtare dhe problemet e privatësisë duhet të hetohen.

“Imagjinoni një platformë teknologjike e cila grumbullon sasi të mëdha të dhënash kombinuar me një infrastrukturë sigurie të dobët përballë aktorëve në një shteti të huaj, këtu kemi një recetë të vërtetë fatkeqësie,” tha ai.

Komisioni Federal Tregtar nuk bëri asnjë koment. Një zëdhënës i Komitetit të Inteligjencës pranë Senatit tha se kishte pranuar ankesën dhe kishte planifikuar një takim për hetimin e ngjarjes.

Një makth për Twitter, Peiter Zatko dhe Elon Musk

Lidhur me ngjarjen, shefi i Tesla Elon Musk reagoi duke publikuar në rrjetin social Twitter një imazh që shkruante “Give a Little Whistle.

Hakerët Amerikanë e kanë admiruar Zatko që prej 1990-ës kur u mësua se ai kishte krijuar një mjet për të deshifruar fjalëkalimet. Më pas ai përdori aftësitë e tij për tu bërë një këshilltar sigurie dhe së bashku me shumë teknologjistë rebelë u transformuan për tu ngjitur në majat e shtetit dhe kompanive lider në teknologji.

Dokumenti i publikuar prej tij thotë se pas protestave të 6 Janarit në Capitol, administrata Biden i kishte ofruar atij të bëhej shef i sigurisë së informacionit të Shteteve të Bashkuara, një ofertë që ai e kishte refuzuar.

Ekspertët e sigurisë kibernetike shprehën mbështetjen e tre për Zatko dhe shumë prej tyre reaguan kundër deklaratave të Twitter.

Robert Lee, themelues i kompanisë të sigurisë kibernetike industriale Dragos, tha se “nëse Mudge e ka bërë këtë deklaratë, padyshim që ka nevojë për një hetim.”

Në Janar Twitter tha se Zatko nuk ishte më shef i sigurisë, dy vite pas ngarkimit të tij me këtë rol.

Ditën e Marte një përfaqësues i Twitter tha se Zatko ishte pushuar për “lidership joefektiv dhe performancë të dobët,” duke shtuar se deklarata e tij ishin bërë me qëllim që të kapte vëmendje dhe të dëmtonte Twitterin, konsumatorët dhe aksionerët e saj.

Debra Katz dhe Alexis Ronichker, avokatët e Zatko, thanë në një deklaratë se gjatë kohës së tij në Twitter, ai vazhdimisht kishte ngritur shqetësime rreth praktikave të sigurisë së informacionit tek komiteti ekzekutiv i kompanisë, bordi dhe CEO.

Zakto kishte një marrëdhënie të tensionuar me Parag Agrawal, ishte shefin teknologjik i cili u bë CEO pas largimit të Jack Dorsey.

Agrawal dhe vartësit e tij kishte dekurajuar vazhdimisht Zatko që të mos ofronte informacione të plota rreth problemeve të sigurisë së Twitter tek bordi i drejtuesve. Zatko beson se pushimi i tij nga puna erdhi pasi ngriti alarmin rreth problemeve të sigurisë që kompania kishte.

“Gjithë jetën time kam qenë në kërkim të vendeve ku mund të shkoja dhe të bëja diferencën. E kam bërë përmes ekspertizës sime në fushën e sigurisë. Ky ka qenë motivi im kryesor,” tha për CNN.

Vendimi i tij për të deklaruar publikisht problemet e Twitter erdhi pas harkimit shkatërrues të 2020-ës ku shumë llogari në Twitter të njerëzve të famshëm nga presidenti Amerikan Joe Bide, ish presidenti Amerikan Barak Obama, tek Kim Kardashian dhe Musk u kompromentuan.

Pas sulmit Dorsey rekrutoi Zatko i cili më herët kishte mbajtur role në kompani si Google, Stripe e deri tek Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Ajo çfarë Zatko gjeti ishte një kompani me probleme të jashtëzakonshme sigurie. Por shqetësim më i madh sot është ekspozimi i platformës përballë qeveria të huaja armike.

Vitin e kaluar, pak përpara se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës, Agrawal, i cili asokohe ishte CTO i kompanisë, kishte propozuar Zatko që ti bindej kërkesave Ruse që mund të çonin në censurim ose përgjim masiv në platformë thotë Zatko.

Verën e vitit të kaluar Rusia kishte bërë presion Twitter që të hapte zyrat lokale në Rusi ose të rrezikonte bllokimin. Është një sinjal alarmues sesa larg Twitter është gati të shkojë vetëm që të rritet numri i përdoruesve.

Duke dalë publikisht Zatko beson se po bën atë punë për të cilën u ngarkua dhe thotë se është kritike për demokracinë. “Jack Dorsey më kontaktoi dhe më tha se kishte nevojë që të kryeja një detyrë të rëndësishme në Twitter. Unë pranova dhe besoj se sot e kësaj dite ende po punojë për atë mision.”

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE

Kids E07 Smart Watch

1,290 L
 
- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L