Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Adobe sjell gjenerimin e plotë të imazhit përmes AI në Photoshop

Shumica e vëmendjes së Adobe ka shkuar drejt përshpejtimit të proceseve të punës për profesionistët që përdorin programet e saj.

Adobe sjell gjenerimin e plotë të imazhit përmes AI në Photoshop

Adobe tha ditën e Marte se planifikon të integrojë një mjet AI të gjenerimit të imazhit në softuerin e tij Photoshop në fund të vitit.

Mjetet e editimit të imazhit dhe videove të Adobe përdoren gjerësisht nga profesionistët kreativë, por kompania përballet me konkurrencë të egër nga startupet OpenAI, Midjourney dhe Stability AI të cilët ofrojnë shërbime që mund të gjenerojnë imazhe sipas kërkesës së përdoruesit.

Adobe është duke zhvilluar sistemin e saj të gjenerimit të imazhit përmes AI quajtur Firefly i cili është trajnuar mbi të dhëna që Adobe ka të drejta përdorimi, në mënyrë që të shmangë shkeljen e të drejtave të autorit.

Më herë Adobe ka lançuar mjete të gjenerimit të imazhit në Photoshop që mund të plotësojnë ose zgjerojnë të një imazhi ekzistues. Gjatë një konference në Londër ditën e Marte, kompania tha se gjenerimi i plotë i imazhit do të vijë në fund të vitit bazuar në modelin e ri Firefly Image 3.

Shumica e vëmendjes së Adobe ka shkuar drejt përshpejtimit të proceseve të punës për profesionistët që përdorin programet e saj.

Adobe tha se një version testues “beta” është i disponueshëm për disa përdorues për tu shkarkuar ditën e Marte por nuk dha një datë ekzistuese për disponueshmërinë e gjerë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Laptop HP Envy 16″ Touchscreen, 16GB, 1TB SSD, Core i9

149,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 50,000 L