Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Aplikacioni Proton Mail vjen në Windows dhe macOS

Nga dita e sotme aplikacioni Proton Mail për Windows dhe macOS është jashtë fazës beta dhe tani është i disponueshëm për përdoruesit me pagesë.

Aplikacioni Proton Mail vjen në Windows dhe macOS

Proton, kompania me në fokus privatësinë e cila një llojshmëri mjetës interneti si mail, calendar, hapësirë online dhe një menaxher fjalëkalimesh, vijon të zgjerojë portofolin e saj.

Nga dita e sotme aplikacioni Proton Mail për Windows dhe macOS është jashtë fazës beta dhe tani është i disponueshëm për përdoruesit me pagesë.

Në të njëjtën kohë, Proton gjithashtu lançoi aplikacionin Linux në fazën beta. Nëse keni përdorur Proton Mail më parë, aplikacioni nuk do të jetë diçka e re dhe ndahet në tre seksione me foldera të ndryshëm në të majtë dhe disa ikona në të djathtë.

Proton Drive dhe Proton Pass ofrojnë tashmë një aplikacion desktop por ka vendosur ta mbajë më vete Proton Mail.

Nëse aktualisht paguani për Proton Mail, mund të provoni aplikacionin e ri për dy javë ndërsa më pas është me pagesë.

Plani Mail Plus kushton 4 dollarë në muaj kurse Proton Unlimited kushton 10 dollarë në muaj ndërsa përfshin edhe 500GB hapësirë, Proton Drive, Pass dhe VPN. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 12%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 20,000 L