Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Asgjë nuk krahasohet me kartën e re grafike Nvidia RTX 3090

Vjen me 24GB RAM GDDR6 krahasuar me 11GB të 2080 Ti. Pavarësisht se Nvidia reklamon gaming 8K, monitorët ne këtë rezolucion nuk ekzistojnë.

Nvidia ka arritur të ndërtojë një kartë grafike e aftë për gaming 8K dhe ka një kosto marramendëse. Bazuar në arkitekturën Ampere, RTX 3090 kushton 1,499 dollarë dhe lë në hije gjeneratën e kaluar RTX 2080 Ti sipas CEO-s së kompanisë Jensen Huang.

Karta grafike e re do të zërë tre fole PCI dhe sjell me vete gjithë potencialin e ajrimit të Nvidia. Por ajo që e dallon kartën grafike është gaming 8K.

Kompania thotë se mund të përballojë lojëra 60fps në këtë rezolucion falë fuqisë ekstra dhe teknologjisë DLSS.

Nvidia thotë se RTX 3090 mund të arrijë performancën 36 teraflops krahasuar me RTX 2080 që ka 13.4 teraflops. Gjithashtu është 50% më e fuqishme sesa Titan RTX.

Vjen me 24GB RAM GDDR6 krahasuar me 11GB të 2080 Ti. Pavarësisht se Nvidia reklamon gaming 8K, monitorët ne këtë rezolucion nuk ekzistojnë.

Por ajo që çfarë RTX 3090 është 4K me ray-tracing në kohë reale. Karta grafike ka një konektor energjie prej 12 gjilpërash.

Ashtu si variantet më të lira 3080 dhe 3070, RTX 3090 është ndër kartat e para grafike me HDMI 2.1. RTX 3090 del në shitje në 24 Shtator.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L