Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Baidu thotë se chatbot AI “Ernie Bot” ka tërhequr 200 milionë përdorues

Numri i përdoruesve që janë sipërmarrje ka arritur në 85 mijë tha CEO i Baidu Robin Li.

Baidu thotë se chatbot AI “Ernie Bot” ka tërhequr 200 milionë përdorues

Motori Kinez i kërkimit në internet tha ditën e Marte se chatboti i saj i inteligjencës artificiale Ernie Bot ka më shumë se 200 milionë përdorues ndërsa kërkon të mbetet chatboti më popullor në Kinë përballë një konkurrence të egër në rritje.

Numri i përdoruesve është dyfishuar që prej muajit Dhjetor ndërsa chatboti është bërë publike tetë muaj më parë.

Numri i përdoruesve që janë sipërmarrje ka arritur në 85 mijë tha CEO i Baidu Robin Li.

Në Shkurt ai ju tha analistëve se chatboti i Baidu kishte filluar të gjeneronte të ardhura. Në Mars të vitit të kaluar Ernie Bot u bë chatboti i parë i stilit të ChatGPT që debuton në Kinë por mori aprovimin e autoriteteve vetëm në Gusht.

Ndryshe nga vendet e tjera të botës, Kina kërkon që kompanitë të marrin leje shtetërore përpara se të fillojnë ofrimin e shërbimeve të AI-së gjeneruese.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

259,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 9%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 30,000 L
- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Acer Aspire 5 15.6″, 16GB, 512GB, Core i7

69,990 L
Kurseni: 10,000 L