Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Call of Duty Warzone Mobile debuton zyrtarisht në Android dhe iOS

Ndërsa luani, video loja shkarkon më shumë asete në rezolucion të lartë në sfond duke premtuar pamje vizuale më të mira sa më gjatë që të luani.

Call of Duty Warzone Mobile debuton zyrtarisht në Android dhe iOS

Call of Duty Warzone Mobile ka qenë i disponueshëm në fazë testimi të kufizuar deri më sot, por Activision ka vendosur ta lançojë plotësiht për smartfonët dhe tabletët.

Kompania lançoi Call of Duty Warzone Mobile në Android dhe iOS ditën e sotme dhe madhësia fillestare e lojës është rreth 1.5GB në Android. Megjithatë përdoruesve do tu kërkohet të shkarkojnë edhe 5GB të dhëna të tjera për të filluar të luajnë.

Ndërsa luani, video loja shkarkon më shumë asete në rezolucion të lartë në sfond duke premtuar pamje vizuale më të mira sa më gjatë që të luani.

Por përdoruesit nuk kanë shumë opsione për të luajtur me pamjen vizuale me përjashtim të ndryshimit të fps nga 60fps në pa-limit, një opsion për ti dhënë prioritet baterisë ose fps dhe një opsion për cilësinë e pamjeve vizuale nga minimale deri në maksimale.

Për telefonët Android mungon opsioni “Peak” i cilësisë vizuale dhe shfaqet vetëm për iPhone 15 Pro dhe iPad me çipin M1.

Loja battle-royale është e ngjashme me stilin e Call of Duty dhe PUBG. Për të luajtur në Android kompania rekomandon një pajisje me të paktën 4GB RAM dhe grafika Adreno 618 (që i bie të jetë një procesor Snapdragon 720G ose më i fundit.)

Ky procesor daton që prej 2020-ës dhe shanset që të luani me një smartfon të segmentit të mesëm lançuar vitet e fundit është i lartë.

Copyright: © PCWorld Albania