Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Dev.al blen pjesën më të madhe të aksioneve të Rubicon, kompania fintech pas aplikacionit Pago

Pago është një aplikacion përmes të cilit përdoruesit mund të paguajnë fatura, të bëjnë transferta bankare, të përfitojnë shërbime dhe oferta nga rrjeti i gjerë i partnerëve të Rubicon.

Dev.al blen pjesën më të madhe të aksioneve të Rubicon, kompania fintech pas aplikacionit Pago

Dev.al një prej kompanive më të mëdha të zhvillimit të softuerit në Tiranë njoftoi se ka blerë shumicën e aksioneve të Rubicon, një institucion parasë elektronike shquar për zhvillimin e bankës online Pago.al.

Rubicon është një kompani fintech në Shqipëri e angazhuar në ofrimin e zgjidhjeve financiare dhe zhvillimin e një rrjeti të përpunimit të pagesave. Në edicionin e 10-të të Albanian ICT Awards, Rubicon u shpall fitues me aplikacionin Pago në kategorinë Startupi i Vitit.

Kjo blerje paraqet një mundësi strategjike, për të zgjeruar praninë tonë në sektorin e shërbimeve financiare dhe për të përmbushur nevojat e klientëve tanë,” tha Igli Gjelishti, themeluese dhe drejtues i Dev.al.

Pago është një aplikacion përmes të cilit përdoruesit mund të paguajnë fatura, të bëjnë transferta bankare, të përfitojnë shërbime dhe oferta nga rrjeti i gjerë i partnerëve të Rubicon.

Shërbimet e Pago shkojnë jo vetëm për individët por edhe bizneset ndërsa një marrëveshje e fundit me devPOS ju jepte mundësi 18,500 bizneseve të përpunojnë pagesa përmes Pago.al.

Dev.al tha se duke integruar Pago në klientët e saj mund të presën një gamë më të gjerë shërbimesh.

Rubicon dhe Pago do të vazhdojnë të operojnë nën markat e tyre ekzistuese, duke shfrytëzuar burimet dhe ekspertizën e dev.al për të shpejtuar trajektoren e rritjes së tyre,” shkruhej në njoftimin e kompanisë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L114,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 

Apple iPhone 13 Pro

49,990 L57,990 L