Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

E vetmja risi e Surface 9 Pro krahasuar me paraardhësin janë procesorët e rinj

Sjell natyrshëm atë që të gjithë presim siç janë procesorët e rinj Intel të gjeneratës së 12-të por gjithashtu do të ofrohet një variant 5G me çipin SQ 3 ndërtuar mbi arkitekturat mobile të ARM.

E vetmja risi e Surface 9 Pro krahasuar me paraardhësin janë procesorët e rinj

Vitin e kaluar Surface Pro 8 solli një prej ndryshimeve më të mëdha të dizajnit për tabletin kompjuter të Microsoft duke shtuar disa opsione të munguara shumë si Thunderbolt 4 dhe ekrani 120Hz.

Këtë vit Surface Pro 9 është pothuajse i ngjashëm me paraardhësin. Sjell natyrshëm atë që të gjithë presim siç janë procesorët e rinj Intel të gjeneratës së 12-të por gjithashtu do të ofrohet një variant 5G me çipin SQ 3 ndërtuar mbi arkitekturat mobile të ARM.

Nëse u çuditët ka nga kjo zgjedhje procesorësh e Microsoft, ju kujtojmë se në 2020-ën Surface Pro X vinte me një çip mobil SQ. Varianti 5G është në dy modele, me 5G mmWave dhe 5G nën-6Ghz.

Përtej përditësimeve të çipeve, Pro 9 është thuajse identik me Pro 8 me ekranin 13-inç 120Hz PixelSense si dhe korniza e holla. Microsoft pretendon se kamera 1080p është përmirësuar ndeshëm.

Laptopi tablet vjen në disa ngjyra të reja si jeshile, blu dhe zezë të cilat janë më të forta për syrin.

I njëjti produkt me dy platforma krejtësisht të ndryshme çipesh mund të konfuzojë përdoruesit por Microsoft ka vendosur të aplikojë disa diferencime të mëdha mes tyre.

Versioni Intel mund të pajisjet me deri në 32GB RAM LPDDR5 dhe 1TB SSD ndërsa ai ARM është i kufizuar në vetëm 16GB RAM LPDDR4X dhe 512GB memorie.

Në variantin ARM 9 Pro përdoruesit do të kenë akses vetëm në dy porta USB-C 3.2 nga USB0C 4.0/Thunderbolt 4 që ka varianti Intel. Një tjetër dallim është jetëgjatësia e baterisë.

Duke qenë se është një çip mobil, varianti ARM i Pro 9 ka jetëgjatësi deri në 19 orë, ose 3.5 orë më shumë, një arritje e madhe duke pasur në konsideratë se ka teknologjinë 5G.

Surface Pro 9 me procesorë Intel fillon nga 999 dollarë për Core i5 dhe 8GB RAM së bashku me 128GB memorie ndërsa modeli më i lirë 5G me procesor ARM fillon nga 1300 dollarë për të njëjtat specifika.

Përdoruesit mund të porositin laptopët e rinj Surface Pro nga dita e sotme ndërsa dali në shitje më 25 Tetor.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L