Aplikacioni përdor Google Drive dhe Dropbox për të sinkronizuar dhe ruajtur të dhënat apo gjendjen e lojës. E gjitha është e bazuar në kodin e Delta.
Ka kaluar vetëm një muaj që kur Apple filloi të lejonte emulatorët e lojërave retro në App Store. Një lojë e fundit, emulator i PS1, quajtur Gamma ofrohet pa pagesë dhe ka shumë për të ofruar për nostalgjikët të cilët duan të zhyten në botën e poligoneve.
Loja i bashkohet titullit tjetër shumë popullor Delta të Nintendo. Gamma është zhvilluar nga ZodTTD me në mendje smartfonët e Apple, por gjithashtu ekziston një version i dedikuar për iPad.
Gamma integron kontrollorët Bluetooth dhe tastiera duke ofruar një gamë të gjerë opsionesh. Përdoruesit gjithashtu mund të përshtatin pamjen ndërsa të gjithë e dimë shumë mirë sesa e vështirë është të luhen lojërat e vjetra në një ekran me prekje.
Aplikacioni përdor Google Drive dhe Dropbox për të sinkronizuar dhe ruajtur të dhënat apo gjendjen e lojës. E gjitha është e bazuar në kodin e Delta.
Siç duket ekziston një kërkesë e fortë për emulatorët në App Store. Edhe pse Delta gëzon një popullaritet të lartë, fakti që ka një hapësirë për Gamma, është një tregues i qartë i kësaj kërkese.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë