Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Firefox rikthen një prej veçorive më të kërkuara në aplikacionin Android

Mbështetja për shtojcat u hoq nga Firefox në 2020-ën pasi një rimodelimi madhor të aplikacionit. Që atëherë ka ngelur një prej opsioneve më të kërkuara në Firefox.

Firefox rikthen një prej veçorive më të kërkuara në aplikacionin Android

Mozilla mbajti premtimin duke sjellë më në fund mbështetjen për shtojcat e Firefox në Android. Kompania tha se më shumë se 450 shtojca për shfletuesit mobil tashmë janë të disponueshëm.

Mozilla thekson se kjo lëvizje hap një ekosistem të ri për smartfon ku zhvilluesit mund të krijojnë dhe publikojnë shtojca ndërsa përdoruesit mund ti instalojnë ato në Firefox për Android.

Shtojcat për shfletuesit luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e eksperiencës në ueb edhe pse zakonisht vetëm desktopët kanë përfituar nga avantazhet që ofrojnë.

Mozilla synon të sjellë një eksperiencë të ngjashme përmes Firefox në Android me mbështetjen e re. Në mesin e këtyre shtojcave gjenden mjete privatësie si bllokues gjurmuesish, reklamash, mjete produktiviteti, menaxherë tabesh, përkthyes e shumë të tjera.

Disa prej tyre mund të përmendim uBlock Origin, Ghostery, Privacy Badger, Dark Reader etj.

Mbështetja për shtojcat u hoq nga Firefox në 2020-ën pasi një rimodelimi madhor të aplikacionit. Që atëherë ka ngelur një prej opsioneve më të kërkuara në Firefox.

Rivali dhe shfletuesi më popullor Chrome nuk ofron mbështetje për shtojcat gjithashtu.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L

Xiaomi 12

59,990 L