Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

Fitbit refuzon pretendimet se një përditësim ka bërë Charge 5 të papërdorshëm

Më shumë se 100 përdorues janë drejtuar forumeve zyrtare të kompanisë duke thënë se pajisjet e tyre Charge 5 nuk funksionojnë siç duhet.

Fitbit refuzon pretendimet se një përditësim ka bërë Charge 5 të papërdorshëm

Fitbit ka refuzuar pretendimet e bëra nga përdoruesit se një përditësim softueri lëshuar në Dhjetor 2023, i ka bërë pajisjet të papërdorshme.

Më shumë se 100 përdorues janë drejtuar forumeve zyrtare të kompanisë duke thënë se pajisjet e tyre Charge 5 nuk funksionojnë siç duhet.

“Jemi duke hetuar problemin por mund të konfirmojmë se nuk ka të bëjë me një përditësim të fundit,” tha një zëdhënës i Google, kompania e cila ka në pronësi Fitbit.

Një prej problemeve kryesore raportuar nga përdoruesit është jetëgjatësia e shkurtër e baterisë. Përdoruesit janë të bindur se një përditësim softueri është arsyeja pse pajisjet Charge 5 po shfaqin probleme.

Themeluar në Kaliforni, Fitbit është një prej kompanive lider të gjurmuesve fitnes. Pajisjen e parë e lançoi në 2009 dhe ka shitur më shumë se 120 milionë njësi në mbarë botën që atëherë.

U ble nga Google në 2019-ën për 1.2 miliardë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Watch Series 9 45MM

38,990 L
Kurseni: 6,000 L
OFERTA ONLINE

Apple Watch Ultra

69,990 L74,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple Watch Ultra 2

76,990 L
 
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy Watch6 40MM

15,990 L