Të dy modelet e pritura të Apple Watch Series 10 dhe gjenerata e re Apple Watch Ultra do të kenë çipe të reja për më shumë performancë.
Ekrane më të mëdha po vinë në Apple Watch sipas Bloomberg. Në buletinin javor të gazetarit Mark Gurman, shkruante se modelet Series 10 do të kenë ekrane më të mëdha sesa kemi parë në versionet e kaluara të modelit standard Apple Watch ku njëri prej opsioneve do të jetë po aq i madh sa ekrani i Apple Watch Ultra.
Gjithashtu sipas Gurman, Apple Watch Series 10 do të jetë më i hollë. Për orët e saj inteligjente kompania ka punuar për të sjellë më shumë funksionalitetet shëndeti, por për debutimin e ardhshëm nuk do të jenë gati.
Në mesin e tyre opsioneve është një që mat presionin e lartë të gjakut apo apnea-n e gjumit. Sipas Gurman Apple është hasur me vështirësi gjatë zhvillimit të këtyre mjeteve. Monitorimi i apnea-s së gjumit i cili mbështetet në matjet e nivelit të oksigjenit në gjak nuk mund të implementohet për shkak e Apple nuk e ofron dot matjen e oksigjenit falë një mosmarrëveshje patentash.
Së fundi mund të shohim një version të ri të Apple Watch SE me kasë prej plastike në vend të aluminit sipas Gurman duke ulur çmimin më tutje. Të dy modelet e pritura të Apple Watch Series 10 dhe gjenerata e re Apple Watch Ultra do të kenë çipe të reja për më shumë performancë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë