Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Google lejon aplikacionin e Trump në Play Store

Në Gusht Google dëboi aplikacionin për mungesën e politikave të nevojshme të moderimit të përmbajtjes.

Google lejon aplikacionin e Trump në Play Store

Truth Social, aplikacioni i medias sociale krijuar nga ish presidenti Amerikan Donald Trump, tashmë është i disponueshëm për tu shkarkuar në Google Play Store.

Në Gusht Google dëboi aplikacionin për mungesën e politikave të nevojshme të moderimit të përmbajtjes.

Truth Social, që ofron një eksperiencë të ngjashme me Twitter, e shet veten si një platformë që inkurajon fjalën e lirë. Fillimisht debutoi në Apple App Store në Shkurt përpara se të përpiqej të hynte në Google Play Store.

Google tha se lejon aplikacionet në Play Store të cilët respektojnë rregullat dhe udhëzimet për zhvilluesit përfshirë kërkesën për një politike efektive moderimi për përmbajtjet e gjeneruara nga përdoruesit.

Kompania tha se Truth Social ka pranuar të moderojë përmbajtjet siç Google kërkon.

Kompania e Trump aktualisht përballet me një hetim nga Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë për shkelje nga një ekzekutiv i Trump Media.

Rënia e popullaritetit të Trump do të ndikonte negativisht në kompani dhe si rezultat në aplikacionet dhe shërbimet që ofron. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L