Monedhë

Kategoritë

3 javë më parë

Google prezanton procesorin e parë ARM për qendrat e të dhënave

Është procesori i parë i Google bazuar në arkitekturën Neoverse V2 të ARM për qendrat e të dhënave.

Google prezanton procesorin e parë ARM për qendrat e të dhënave

Google Cloud Next 2024 ka filluar dhe kompania nisi evenimentin me një njoftim të madh duke prezantuar procesorin e ri Axion.

Është procesori i parë i Google bazuar në arkitekturën Neoverse V2 të ARM për qendrat e të dhënave.

Sipas Google, Axion performon 30 përqind më mirë sesa procesori më i fuqishëm ARM aktualisht në Google Cloud dhe 50 përqind më shpejtë sesa procesorët x86 për serverët.

Google gjithashtu pretendon 60 përqind më shumë efikasitet energjie sesa procesorë x86. Kompania ka filluar tashmë përdorimin e Axion për shërbimet si BigTable dhe Google Earth Engine.

Debutimi i Axion e vendos Google përballë Amazon, kompani e cila ka udhëhequr industrinë e procesorëve ARM për qendrat e të dhënave.

Biznesi cloud, Amazon Web Services (AWS), lançoi procesorin Graviton në 2018-ën pasur nga gjenerata e dytë dhe e tretë në vitet që pasuan. Edhe Nvidia është përfshirë me procesorin e parë ARM për qendrat e të dhënave në 2021 quajtur Grace ndërkaq edhe kompani si Ampere kanë hedhur hapa.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Laptop HP Envy 16″ Touchscreen, 16GB, 1TB SSD, Core i9

149,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 50,000 L