Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google “prezanton” telefonët e parë 5G

Modelet 5G do të shiten në SHBA, Kanada, Britani, Irlandë, Gjermani, Francë, Japoni, Tajvan dhe Australi.

Ditën e Hënë Google tha se telefonët e parë 5G të kompanisë, Pixel 5 dhe Pixel 4a (5G) do të dalin në shitje në Vjeshtë duke filluar nga 499 dollarë.

Kompania gjithashtu ka zbritur çmimin për modelet jo-5G si 4a 4G në 349 dollarë për të tërhequr konsumatorët që kërkojnë pajisje buxhetore.

Pajisjet e segmentit të mesëm kanë qenë ndër më të shiturat tek Google por janë shumë larg të qenurit biznesi më fitimprurës. Pajisjet me kosto të lartë nga liderët e tregut si Samsung dhe Apple janë ata që gjenerojnë më shumë të ardhura por është segment që zihet nga Samsung dhe Apple.

Modelet 5G do të shiten në SHBA, Kanada, Britani, Irlandë, Gjermani, Francë, Japoni, Tajvan dhe Australi.

Pixel 4a vjen me ekran 5.81-inç 1080×2340 dhe 443ppi. Ka një kamër frontale “hole-punch” prej 8-megapiksel dhe një kamër të pasme të vetme 12.2-megapiksel e cila realizon mbase fotot më të mira të një telefoni me këtë çmim.

Fuqizohet nga procesori i rangut të mesëm Snapdragon 730, 6GB RAM dhe 128GB memorie. Telefoni shihet si rival i drejtpërdrejtë i OnePlus Nord, iPhone SE dhe Samsung Galaxy A71.

Pixel 5 është flagshipi i vitit i Google i cili do të vijë në Tetor dhe përtej këtij lajmi nuk dimë asgjë rreth tij në rrugë zyrtare. E vetmja gjë që Google thotë në lidhje me këtë model është se Pixel 5 vjen këtë Vjeshtë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L