S’ka produkte në shportë.
Duke filluar prej ditës së Enjte versioni i përditësuar GPT-4 Turbo rimori vendin e parë si modeli AI më i fuqishëm në listën e Large Model Systems Organization Chatbot Arena.
OpenAI bëri të disponueshëm GPT-4 Turbo për zhvilluesit dhe abonentët me pagesë të ChatGPT javën e kaluar. Kur lançoi modelin, OpenAI tha se GPT-4 Turbo sjell përmirësime krahasuar me modelin e kaluar dhe përdoruesit e konfirmuan.
Duke filluar prej ditës së Enjte versioni i përditësuar GPT-4 Turbo rimori vendin e parë si modeli AI më i fuqishëm në listën e Large Model Systems Organization Chatbot Arena.
Në Chatbot Arena, përdoruesit mund të bisedojnë me dy modele krahas njëri-tjetrit dhe të krahasojnë përgjigjet e tyre pa ditur identitetin e secilit model.
Pasi shohin përgjigjen, përdoruesit mund të vijojnë të bisedojnë me chatbotët derisa të vendosin se cili është më i avancuar. Këto rezultate më pas përdoren për të renditur 82 modele AI në klasifikimin e Chatbot Arena ku përfshien Gemini Pro, Claude 3 dhe Mistral.
Në përditësimin më të fundit të datës 13 Prill të Chatbot Arena, versioni i përditësuar i GPT-4 Turbo u ngjit në krye. Kujtojmë se një muaj më parë ky vend u mor nga Claude 3 Opus po nga GPT-4 Turbo i cili ishte një version më i vjetër.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë
SAPO ERDHI
Dyson Airwrap i.d.™ Multi-Styler and Dryer - Strawberry Bronze/Blush Pink