Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

iPhone 12 do të ketë një avantazh të madh ndaj telefonëve Android

Testimi është bërë në Geekbench 5 në iPad. Në testimet e një bërthame procesorike A14 Bionic merr 1,583 pikë ndërsa rezultati i shumë bërthamave merr 4,198 pikë.

Çdo gjeneratë e re e produkteve të Apple sjell një çip të ri me një rritje të konsiderueshme të performancës dhe A14 Bionic nuk do të bëjë përjashtim nga ky trend. Në fakt iPhone 12 edhe njëherë tjetër do të jetë smartfoni më i shpejtë në planet.

Çipi që ndodhet në brendësi të iPad Air 2020 dhe iPhone 12 është shfaqur në disa rezultate testimi të cilat janë publikuar në Twitter.

Testimi është bërë në Geekbench 5 në iPad. Në testimet e një bërthame procesorike A14 Bionic merr 1,583 pikë ndërsa rezultati i shumë bërthamave merr 4,198 pikë.

Për ta vënë në kontekst iPhone 11 Pro shënoi 1,337 pikë me një bërthamë dhe 3,509 pikë me shumë bërthama. Konkretisht iPhone 12 është 18% më e shpejtë në testimin me një bërthamë dhe 20% më e shpejtë në testimin me shumë bërthama.

Nëse iPhone 12 do të performojë njëlloj si iPad, telefonët Android nuk kanë asnjë shans. Galaxy Note 20 Ultra merr 985 pikë për bërthamë procesori dhe 3,294 në total. A14 Bionic i iPhone 12 është 60% më i fuqishëm me një bërthamë dhe 27% në tërësi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

13,990 L
 
Second Chance

Apple iPhone 11 Pro Max

63,990 L73,990 L
 
Second Chance

Apple iPhone 11

42,990 L
 
Second Chance

Apple iPhone 11 Pro

52,490 L59,990 L
 
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple TV 4K 32GB

16,490 L
Kurseni: 3,500 L
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

16,490 L
Kurseni: 3,500 L