Pas miratimit të projektligjit, ky i fundit pritet të votohet nga Kongresi përpara se të bëhet realitet. ByteDance do të detyrohej të shesë TikTok brenda 6 muajsh ose të dëbohet nga SHBA-ja.
Kina ka paralajmëruar se një dëbim i TikTok nga Kongresi Amerikane do të ishte në dëm të Shteteve të Bashkuara.
Një projektligj i cili kaloi Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë votash, do të detyronte aplikacionin ose të shkëpuste marrëdhëniet me Kinën ose të bëhej i padisponueshëm në SHBA.
Zyrtarët Amerikanë kanë shprehur prej kohësh shqetësim lidhur me TikTok duke e konsideruar një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Gazeta Kineze Global Times e akuzoi SHBA-në për sjellje të shëmtuar dhe abuzim me konceptin e sigurisë kombëtare. TikTok nuk lejohet në Kinë, po përdoruesit shfrytëzojnë një aplikacion të ngjashëm, Douyin, i cili është i disponueshëm vetëm në Kinë dhe subjekt monitorimi nga qeveria.
Pas miratimit të projektligjit, ky i fundit pritet të votohet nga Kongresi përpara se të bëhet realitet. ByteDance do të detyrohej të shesë TikTok brenda 6 muajsh ose të dëbohet nga SHBA-ja.
Lëvizja u kundërshtua në mënyrë të ngjashme nga mediat kineze, me disa gazeta që shfaqnin karikatura satirike që tallnin përpjekjen e SHBA-së për të ndaluar aplikacionin.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë