Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Kina ndalon përdorimin e procesorëve të Intel dhe AMD në kompjuterët e administratës

Rregullat e reja gjithashtu bllokojnë përdorimin e Microsoft Windows dhe produkteve të huaja të databazës dhe sugjeron përdorimin e zgjidhjeve vendase.

Kina ndalon përdorimin e procesorëve të Intel dhe AMD në kompjuterët e administratës

Kina vendosi të ndalojë përdorimin e procesorëve Amerikanë nga AMD dhe Intel në kompjuterët dhe serverët shtetërore raportoi Financial Times.

Rregullat e reja gjithashtu bllokojnë përdorimin e Microsoft Windows dhe produkteve të huaja të databazës dhe sugjeron përdorimin e zgjidhjeve vendase.

Është lëvizja më e fundit e një lufte tregtare që ka nisur mes dy vendeve. Agjencitë shtetërore tashmë duhet të përdorin zgjidhje vendase për çipet AMD dhe Intel.

Lista përfshin 18 procesorë të aprovuar përfshirë çipe nga Huawei dhe kompania shtetërore Phytium, ku që të dyja janë të ndaluara në SHBA.

Rregullat e reja prezantuar në Dhjetor dhe implementuar së fundi mund të kenë impakt të ndjeshëm për Intel dhe AMD.

Kina kishte 27 përqind të shitjeve prej 54 miliardë dollarëve të Intel vitin e kaluar dhe gjeneron 15 përqind të të ardhurave të AMD prej 23 miliardë dollarësh sipas FT.

Lëvizja është më agresivja nga Kina për të parandaluar përdorimin e teknologjisë Amerikane. Nga ana tjetër administrata Biden ka ndaluar shitjet e çipeve të avancuara AI të Nvidia në Kinë.

SHBA, Japonia dhe Holanda kanë dominuar prodhimin e çipeve të teknologjisë së fundit dhe vendet kanë rënë dakord të shtrëngojnë eksportet drejt kompanive Kineze.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M18 Gaming 18″, 32GB, 1TB SSD, Ryzen™ 9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 10%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

HP Victus Gaming 15.6″, 16GB, 512GB SSD, AMD Ryzen 5

64,990 L
Kurseni: 7,000 L