Marrëveshja me vlerë 125 milionë dollarë sipas burimeve të afërta me çështjen, është blerja e dytë më e madhe e Automattic pas blerjes së Texts.com në Tetor të vitit të kaluar.
Automattic, kompania e cila kanë pronësi WordPress.com, vendosi të blejë Beeper, aplikacioni i cili solli komunikimit me iMessage në Android.
Marrëveshja me vlerë 125 milionë dollarë sipas burimeve të afërta me çështjen, është blerja e dytë më e madhe e Automattic pas blerjes së Texts.com në Tetor të vitit të kaluar.
Ajo blerje e bëri themeluesin e Texts.com Kishan Bagaria drejtor të departamentit të komunikimit, një rol që tashmë do të mbahet nga themeluesi i Beeper, Eric Migicovsky i cili ka qenë themelues i Pebble dhe një partner i Y Combinator.
Ekipet e Beeper dhe Texts.com prej 25 dhe 15 personash respektivisht do të shkrihen së bashku me platformat respektive.
Marrëveshja e cila u mbyll më 1 Prill, është një investim madhor për Automattic i cili beson se e ardhmja e komunikimit ka për të qenë open-source dhe shkëmbimi i mesazheve të mundësohet mes platformave të ndryshme.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë