Monedhë

Kategoritë

3 muaj më parë

LG prezanton një ekran që përdoruesit mund ta lakojnë

Në rastin e LG kjo kurbë është 900R ndërsa për Corsair deri në 800R.

Pak ditë më parë Corsair prezantoi një monitor 45-inç quajtur Xeneon Flex me një panel të krijuar nga LG dhe që mund të përkulej nga përdoruesi.

Por LG nga ana tjetër kishte zhvilluar një model të vetin. Kompania Koreane prezantoi LG OLED Flex ose LX3, një monitor 42-inç që manualisht mund të ndryshohet derisa të arrijë kurbën e dëshiruar të lakimit.

Në rastin e LG kjo kurbë është 900R ndërsa për Corsair deri në 800R.

Përdoruesit mund të përdorin një buton të dedikuar në kontrollerin e tij për të ndryshuar kurbën e lakimit ose ta bëjnë atë manualisht. Përdoruesit mund të zgjedhin deri në 20 nivele përkuljeje.

LX3 ka teknologjinë OLED dhe një vonesë përgjigje prej vetëm 0.1 milisekondash. LG i dha monitorit akses ekskluziv në aplikacionin Game.

Monitor ka mikrofon dhe dy altorparlantë 40W. LG pritet të tregojë më shumë rreth tij në IFA Berlin.

Copyright: © PCWorld Albania