Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Libraritë e fotove të Apple iCloud do të mund të aksesohen në kompjuterët Windows

Për sa kohë llogaria juaj iCloud ka hapësirë mjaftueshëm për të mbajtur të gjitha imazhet, tani e tutje nuk do të keni nevojë për të transferuar fotot tuaja manualisht në kompjuterët Windows.

Libraritë e fotove të Apple iCloud do të mund të aksesohen në kompjuterët Windows

Microsoft përditësoi Windows 11-ën me opsionin për të shikuar libraritë e fotove të iCloud direkt në aplikacionin Photos së sistemit operativ pa pasur nevojë për shfletuesin por vetëm një aplikacion iCloud nga Microsoft Store.

Për sa kohë llogaria juaj iCloud ka hapësirë mjaftueshëm për të mbajtur të gjitha imazhet, tani e tutje nuk do të keni nevojë për të transferuar fotot tuaja manualisht në kompjuterët Windows.

Funksionaliteti është i disponueshëm nga dita e sotme për të regjistruarit në programin Windows Insider. Duhet të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Windows 11-ës në Nëntor.

Lajmi vjen menjëherë pasi aplikacioni Apple Music u bë i disponueshëm në konsolat Xbox. Reflekton ambicien e Microsoft për ta bërë Windows një platformë desktopi më të hapur duke ofruar mbështetje për shërbime dhe aplikacione rivale.

ju mund të përdorni aplikacionet Android apo të aksesoni Linux. 


Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L