Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Loja e shumëpritur Alan Wake 2 debuton në mesnatë

Loja e parë origjinale e Alan Wake u lançua në 2010-ën dhe u publikua nga Microsoft. Epic Games publikoi Alan Wake Remastered ndërsa në bashkëpunim me Remedy u rikthy me Alan Wake 2.

Loja e shumëpritur Alan Wake 2 debuton në mesnatë

Alan Wake 2 është shumë pranë ndërsa trilleri i shumëpritur do të mbërrijë në konsola dhe PC më 27 Tetor. Por kur do të mund ta keni në duar këtë version të dytë të lojës?

Remedy tashmë ka publikuar oraret e sakta të debutimit në mbarë botën. Loja do të jetë e disponueshme në SHBA në mesnatën e 27 Tetor. Në Londër loja do të mund të shkarkohet pas orës 5 të mëngjesit ndërsa vende të tjera si Finland mund ti bashkohen pas orës 7.

Alan Wake 2 tashmë po bëhet i disponueshëm për konsola duke zënë deri në 80GB të dhëna.

E Premte, 27 Tetor

  • 12 AM ET (Nju Jork)
  • 1 AM BRT (Sao Paolo)
  • 5 AM GMT (Londër)
  • 6 AM CEST (Berlin)
  • 6 AM SAST (Johanesburg)
  • 7 AM EEST (Helsinki)
  • 1 PM JST (Tokio)
  • 3 PM AEST (Sidnei)
  • 5 PM NZST (Aukland)

Alan Wake 2 është lojë vetëm dixhitale dhe nuk ekziston mundësia që dikush të blejë një disk më herë sesa të tjerët. Remedy ka vendosur të mos e ofrojë me një disk për të mbajtur çmimin në 60 dollarë.

Loja e parë origjinale e Alan Wake u lançua në 2010-ën dhe u publikua nga Microsoft. Epic Games publikoi Alan Wake Remastered ndërsa në bashkëpunim me Remedy u rikthy me Alan Wake 2.

Copyright: © PCWorld Albania