Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Meta e bën më të lehtë kalimin nga Facebook në Instagram

Ndërfaqja gjithashtu ndihmon përdoruesit të shohin të gjitha njoftimet në një vend të vetëm.

Meta është duke testuar dy funksionalitete të reja të cilat integrojnë Facebook dhe Instagram më shumë me njëri-tjetrin.

Kompania filloi lançimin e një ndërfaqe të re për Android, iOs dhe ueb për kalimin nga një llogari tek një tjetër.

Nëse keni shtuar kredencialet e Facebook dhe Instagram në Accounts Center, mund të përdorni funksionalitetin për të kaluar mes dy aplikacioneve pa pasur nevojë të shkonin në “Home” apo menunë e aplikacioneve të hapura në sfond.

Ndërfaqja gjithashtu ndihmon përdoruesit të shohin të gjitha njoftimet në një vend të vetëm.

Në të njëjtën kohë Meta lançoi një pamje të ridizajnuar të kyçjes dhe në Android dhe iOS. Për ata që kanë dy llogari, në Facebook dhe Instagram, tashmë është e mundur të përdorni informacionin e kyçjes së një llogari për të aksesuar llogarinë tjetër por fillimisht duhet të jenë në Account Center.

Funksionalitetet e sigurisë si 2FA do të funksionojnë njëlloj. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L