Kompania filloi testimin e shërbimit Meta Verified për bizneset në Vjeshtë përpara se të lançonte edhe për individët.
Meta do të zgjerojë shërbimin e saj me pagesë të verifikimit për bizneset duke shtuar tre plane të reja të programit të cilët ofrojnë gjëra shtesë për kompanitë të gatshme të paguajnë një abonim mujor.
Kompania filloi testimin e shërbimit Meta Verified për bizneset në Vjeshtë përpara se të lançonte edhe për individët.
Nën strukturën e re, plani bazë kushton 14.99 dollarë në muaj dhe ofron etiketën e verifikimit, renditje më të lartë në kërkim, mbrojtje nga imitimi, opsionin për të shtuar lidhje në imazhe dhe kujdes ndaj klientit.
Ndërsa ky plan bazë është i njëjtë si për bizneset ashtu edhe për individët, kompanitë duhet të paguajnë më tepër për planet më të avancuara të cilat fillojnë nga 44.99 dollarë në muaj për planin Plus, 119.99 dollarë në muaj për planin Premium dhe 349.99 dollarë në muaj për planin Max.
Secili prej tyre përmban opsione shtesë nga vendosja e lidhjeve në Reels tek kujdes ndaj klientit apo më shumë opsione përshtatjeje të profilit.
Plani më i kushtueshëm ofron mbrojtje nga imitimi për deri në 5 punonjës si dhe udhëzime për ndërtimin e një strategjie përmbajtjeje.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë