Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Meta prezanton pajisjen e cila do ta bëjë metaverse një realitet

Quest Pro ka fuqinë për të vendosur përmbajtjet dixhitale në botën reale. Shefi i Meta tha se realiteti i miksuar është hapi i radhës madhor në drejtim të realitetit virtual.

Meta prezanton pajisjen e cila do ta bëjë metaverse një realitet

Mark Zuckerberg prezantoi ditën e Marte një pajisje të re të realitetit virtual, Quest Pro, në një eveniment online mbajtur për zhvilluesit.

Me një çmim prej 1499 dollarësh, Quest Pro është katër herë më i kushtueshëm sesa pajisja aktuale Quest 2 që fillon nga 399 dollarë.

Ka lente më të holla, një bateri të lakuar dhe një rrip në pjesën e pasme. Me këtë pajisje përdoruesit mund të shohin ambientet reale edhe në pjesët periferike të ekranit.

Quest Pro ka fuqinë për të vendosur përmbajtjet dixhitale në botën reale. Shefi i Meta tha se realiteti i miksuar është hapi i radhës madhor në drejtim të realitetit virtual.

Çmimi i lartë e bën më shumë një pajisje të rangut të lartë destinuar për entuziastët ose sipërmarrjet më tepër sesa tregun në masë.

CEO i Microsoft Satya Nadella tha se platforma office Windows 365 do të jetë e disponueshme në këtë pajisje

Meta, ish Facebook, ja ka besuar të ardhmen e asaj krijimit të metaverse, një botë virtuale ku njerëzit mund të “jetojnë” në formën e avatarëve dhe të eksplorojnë hapësira virtuale.

Shumë kompani të teknologjisë kanë filluar ndërtimin e metaverse të tyre por do të duhen vite përpara se ato të jenë plotësisht funksionale.

Pati shumë diskutime për aplikacionet e realitetit virtual në skenë, e disa prej tyre ishin shumë joshëse për zhvilluesit siç është një version VR i video lojës Resident Evil 4 e cila gjeneroi 2 milionë dollarë në 24 orët e para.

Titujt e ri VR u si Iron Man dhe Among Us u prezantuan në bashkëpunim me Microsoft dhe platformën Xbox Cloud Gaming.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 50%
Ofertë!

iPhone 12 | 12 Pro Silicone Case with MagSafe

3,990 L
Kurseni: 4,000 L