Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Microsoft lançon një model AI

Një biznes mund të përdorë Phi-3 për të gjeneruar pika kyçe të një dokumenti të gjatë, për të shkëputur informacione të rëndësishme apo për të përpiluar raportime kërkimore shtoi Microsoft.

Microsoft lançon një model AI

Ditën e Marte Microsoft prezantoi një model të vogël të inteligjencës artificiale që mund të kryejë detyra të thjeshta siç është krijimi i përmbajtjeve apo i postimeve të medias sociale duke përdorur sasi të vogla të dhënash.

Kompania prezantoi modelin AI quajtur Phi-3 mini, i cili tejkalon në performancë modele në madhësi sa dyfishi i tij në testime të ndryshme si gjuhë, kodim apo matematikë tha kompania.

Modelet e vogla AI janë dizajnuar për të kryer detyra të thjeshta dhe të përdoret nga kompani me burime të kufizuara tha Microsoft.

Një biznes mund të përdorë Phi-3 për të gjeneruar pika kyçe të një dokumenti të gjatë, për të shkëputur informacione të rëndësishme apo për të përpiluar raportime kërkimore shtoi Microsoft.

Phi-3 mini do të jetë i disponueshëm menjëherë në shërbimin cloud Azure AI të Microsoft, në platformën e machine learning Hugging Face dhe në Ollama, një strukturë për përdorimin e modeleve AI në një kompjuter lokal.

Javën e kaluar Microsoft investoi 1.5 miliardë dollarë në firmën G42 nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Më herët ka bashkëpunuar me startupin Francez Mistral AI për ti bërë modelet e saj të disponueshme në platformën cloud Azure.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 7%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Dell Alienware M16 Gaming 16″, 16GB, 1TB SSD, Core i9

269,990 L
Kurseni: 20,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Laptop HP Envy 16″ Touchscreen, 16GB, 1TB SSD, Core i9

149,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 14%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy Book3 Ultra 16″, 32GB, 1TB SSD, Core i9

299,990 L
Kurseni: 50,000 L