Monedhë

Kategoritë

5 muaj më parë

Modele të reja MacBook dhe iPad po vinë në Mars të 2024

Me debutimin e iPad-ëve të rinj, Apple synon të krijojë diferenca mes modeleve në mënyrë që zgjedhja për konsumatorin të jetë më pak konfuze.

Modele të reja MacBook dhe iPad po vinë në Mars të 2024

Apple ka planifikuar disa harduerë të rinj në fillim të 2024 sipas Mark Gurman të Bloomberg. Ai parashikoi se kompania do të lançojë gjeneratë e ardhshme të iPAd Pro dhe iPad Air në muajin Mars, secili pritet të vijë në dy madhësi të ndryshme, së bashku me modele të reja MacBook Air M3.

Ndërkaq Mac Studio dhe Mac Pro me shumë gjasa do të debutojnë shumë më vonë me procesorin e fundit M3.

Gurman shkruante se këto të fundit Apple nuk do ti ketë gati për lançim në 2024 e madje mund të përfundojnë në 2025.

Me debutimin e iPad-ëve të rinj, Apple synon të krijojë diferenca mes modeleve në mënyrë që zgjedhja për konsumatorin të jetë më pak konfuze.

iPad Pro i ri do të vijë me çipin e ri M3, ekran OLED dhe dy madhësi: 11-inç dhe 13-inç. Apple gjithashtu do të prezantojë një Magic Keyboard të ri vetëm për Pro thotë Gurman.

Sakaq iPad Air do të vijë në versionin 10.9-inç së bashku me një opsion të ri 12.9-inç dhe procesorin pak më të vjetër M2. Ndryshimet duhet ti bëjnë dallimet mes segmentit të ulët, mesëm dhe lartë më të dukshme për konsumatorët.

Së fundi, sa i takon MacBook Air M3, Gurman thotë se me shumë gjasa do të debutojë në Mars në konfigurimet e zakonshme 13-inç dhe 15-inç. Atë kohë Apple mundet të “vrasë” MacBook Air M1 lançuar në 2020-ën. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 17%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 15″, 8GB, 256GB SSD, M2 (2023)

124,990 L
Kurseni: 25,000 L
- 8%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13″, 8GB, 256GB SSD, M2 (2022)

109,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple Macbook Air 13″, 8GB, 512GB SSD, M2 (2022)

139,990 L
Kurseni: 20,000 L