Ndryshe nga kompanitë AI, Perplexity nuk trajnon modelet e saj. Përkundrazi përdoruesit mund të zgjedhin modele AI si GPT-4o apo Claude 3.5 Sonnet apo Llama 3.1 për të gjeneruar përgjigjet.
Kur njerëzit bëjnë një pyetje në Perplexity, motori 2-vjeçar i kërkimit kërkon internetin dhe përdor informacion nga burime të ndryshme, përfshirë mediat dhe publikuesit online, për të shkruar një përgjigje duke përdorur inteligjencën artificiale.
Së shpejti Perplexity do të fillojë të ndajë të ardhurat që gjeneron me publikuesit si pjesë e një platforme reklamimi që synon ta bëjë publike në fund të muajit Shtator njoftoi kompania ditën e sotme.
Iniciativa, e njohur si Perplexity Publishers Program, vjen dy muaj pasi startupi nga San Francisko mbështetur nga investitorë si Jeff Bezos dhe NVIDIA, dhe vlerë tregu prej 3 miliardë dollarësh, u ballafaqua nga një lumë kritikash dhe akuzash nga Forbes, Wired dhe Conde Nast për përdorimin e përmbajtjeve të tyre pa autorizim dhe në kundërshtim të robots.txt, një skedar që uebsajtet e përdorin për të bllokuar qasjen nga botët, përfshirë ato të kërkimit në internet.
Mes partnerëve të parë të Perplexity janë TIME, Fortune, The Texas Tribune, Der Spiegel dhe Automattic, kompania pas WordPress.com.
Nuk është e qartë se sa të ardhura Perplexity do të ndajë me publikuesit ndërsa shefi i biznesit të kompanisë Dmitry Shevelenko refuzoi të flasë rreth skemës.
Prej disa muajsh publikuesit në mbarë botën janë shprehur të shqetësuar për potencialin e motorëve të kërkimit me inteligjencë artificiale dhe chatbotët të cilët shkatërrojnë trafikun duke grumbulluar përmbajtje tek uebsajtet tyre.
Kompani të ndryshme AI si OpenAI kanë nënshkruar marrëveshje me publikues si TIME, News Corp, Vox, Axel Springer dhe Financial Times për të përdorur përmbajtjet e tyre në trajnimin e modeleve AI. Marrëveshjet e nënshkruara kapin vlera nga 5 milionë deri në 250 milionë dollarë.
Programi i Perplexity është ndryshme pasi në vend të pagesës së publikuesve shuma të caktuara, Perplexity synon të ndajë të ardhurat sa herë që motori i tij i kërkimit përdor përmbajtjet e një uebsajti për gjenerimin e përgjigjeve.
Në fund të çdo përgjigjeje gjenden disa sugjerime pyetjesh që përdoruesit mund të duan ti bëjnë motorit të kërkimit. Perplexity synon ta monetizojë këtë hapësirë ku publikuesit mund të paguajnë për tu shfaqur në këtë seksion.
Ndryshe nga kompanitë AI, Perplexity nuk trajnon modelet e saj. Përkundrazi përdoruesit mund të zgjedhin modele AI si GPT-4o apo Claude 3.5 Sonnet apo Llama 3.1 për të gjeneruar përgjigjet.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë