Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Netflix bën lëvizjen surprizë që do të zhgënjejë përdoruesit

Sa do të rriten çmimet e Netflix dhe kur do të bëhen realitet mbetet e paqartë ndërsa kompania nuk komentoi raportin.

Netflix bën lëvizjen surprizë që do të zhgënjejë përdoruesit

Netflix ka planifikuar të rrisë kostot e shërbimit streaming përsëri sipas një raporti të The Wall Street Journal. Rritja e çmimit pritet të ndodhë pas disa muajsh dhe do të aplikohet në disa tregje në mbarë botën duke filluar me SHBA-në dhe Kanada.

Rritja e parë çmimeve erdhi vitin e kaluar ku plani standard kushtonte 15.49 dollarë ndërsa ai Premium 19.99 dollarë. Kompania lançoi më pas një plan 6.99 dollarësh me reklama ndërsa hoqi planin bazik 9.99 dollarë.

Në fillim të vitit filloi të godiste praktikën e shkëmbimit të fjalëkalimeve duke tarifuar 7.99 dollarë në muaj nëse përdoruesit dëshironin të ndanin llogarinë e tyre me të tjerë jashtë shtëpisë.

Sa do të rriten çmimet e Netflix dhe kur do të bëhen realitet mbetet e paqartë ndërsa kompania nuk komentoi raportin.

Copyright: © PCWorld Albania