Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

OpenAI i përgjigjet ashpër Elon Musk, thotë se dëshironte ta bashkonte me Teslan

Ai kërkonte që OpenAI ri rikthehet misionit të saj origjinal si një organizatë jofitimprurëse e cila punon drejt open-source.

OpenAI i përgjigjet ashpër Elon Musk, thotë se dëshironte ta bashkonte me Teslan

Photo Source: AFP/Getty Images

Javën e kaluar CEO i Tesla Elon Musk bëri një padi ndaj OpenAI, krijuesit të ChatGPT, duke pretenduar se ka thyer marrëveshjen me mbështetësit e saj të parë kur vendosi të bëhej një kompani fitimprurëse dhe pranoi financimin e Microsoft.

Ai kërkonte që OpenAI ri rikthehet misionit të saj origjinal si një organizatë jofitimprurëse e cila punon drejt open-source.

Tashmë OpenAI ka publikoi versionin e saj të historisë. Përgjigja e kompanisë përmban disa e-mail-e nga Musk të cilat tregojnë se ai ishte në dijeni të planeve të OpenAI për tu bërë fitimprurëse dhe sugjeronte që kompania të bashkohej me Tesla.

Në një e-mail ai lë të kuptohet se kishte dijeni dhe rënë dakord në të njëjtën kohë me planet e OpenAI për të ndërprerë punën open-source.

Postimi në blog i OpenAI shkruar nga Sam Altman, Greg Brockman, Ilya Suskever, John Schulman, Wociech Zaremba dhe OpenAI pretendon se Musk dëshironte kontroll të plotë të kompanisë.

“Ndërsa diskutonim strukturën fitimprurëse të kompanisë, Elon kërkonte prej nesh që të bashkoheshim me Tesla ose kërkonte kontroll të plotë. Elon u largua nga OpenAI duke thënë se ekzistonte nevoja për një konkurrent të denjë ndaj Google/DeepMind dhe se ati do ta bënte këtë vetë. Ai tha se do të na mbështeste në drejtimin që ne zgjedhim për OpenAI,” shkruante postimi.

OpenAI kontestoi pretendimet e Elon Musk që thoshte se ka dhuruar qindra miliona dollarë tek kompania. “Elon tha se do të investonte 1 miliardë dollarë në OpenAI. Në total kompania ka ngritur vetëm 45 milionë dollarë nga Elon dhe 90 milionë nga dhurues të tjerë,” shkruante postimi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S24

64,990 L74,990 L
OFERTA ONLINE

Samsung Galaxy S24 Ultra

99,990 L109,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L