Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

OpenAI lançoi GPT Store dhe ChatGPT Team

ChatGPT me shpejtë u shndërrua në aplikacionet me rritjen më të shpejtë, por që u ngadalësua në momentin që disa shkolla e ndaluan përdorimin e tij.

OpenAI lançoi GPT Store dhe ChatGPT Team

OpenAI lançoi ditën e Mërkure GPT Store, një dyqan për aplikacionet e personalizuara të inteligjencës artificiale njoftoi kompania përmes një postimi në blog.

GPT Store është pjesë e robotit bashkëbisedues popullor ChatGPT dhe shërben si një hapësirë për të zbuluar dhe ndërtuar GPT ose aplikacione AI të përshtatura për detyra të caktuara si mësimi i matematikës apo dizajnimi i afishave.

Përfaqëson përpjekjen e OpenAI për të ndërtuar mbi suksesin e ChatGPT që i solli botës AI-në e parë gjenerues vitin e kaluar duke shokuar njerëzit për aftësitë e tij të shkrimit të prozës dhe poezisë.

ChatGPT me shpejtësi u shndërrua në aplikacionet me rritjen më të shpejtë, por që u ngadalësua në momentin që disa shkolla e ndaluan përdorimin e tij.

GPT Store fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit me pagesë të ChatGPT tha OpenAI. Në muajt në vijim kompania synon të shtojë një mënyrë që krijuesit të monetizojnë AI-të e tyre.

Startupi i mbështetur nga Microsoft prezantoi GPT Store në Nëntor në konferencën e saj të parë vjetore. Fillimisht ishte menduar që të lançohej në fund të atij muaji.

Por në Dhjetor OpenAI shtyu debutimin e GPT Store duke thënë në një memo të brendshme se po bënte disa përmirësime të shërbimit. Shtyrja mendohet të ketë ardhur edhe prej trazirave që prekën OpenAI me shkarkimin e papritur të CEO-s Sam Altman nga bordi drejtues i kompanisë.

Ditën e Mërkure OpenAI tha se do të lançonte ChatGPT Team, një version të ChatGPT ku kompanitë mund ta blejnë në mënyrë që punonjësit e tyre ta përdorin.

ChatGPT Team do të kushtojë mes 25 deri në 30 dollarë në muaj për përdorues dhe çdo informacion i vendosur në robotin bashkëbisedues mbetet privat dhe nuk përdoret për trajnimin e tij.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

87,990 L89,990 L

Samsung Galaxy S22 5G

33,990 L34,990 L
 
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L