Monedhë

Kategoritë

1 muaj më parë

Përditësimi i ri i PS5 e bën më të lehtë hyrjen në lojëra Multiplayer

Një kod QR shfaqet ngjitur me lidhjen edhe pse Sony paralajmëron se duhet të përditësoni disa prej lojërave që sistemi i ri i ftesave përmes lidhjeve të funksionojë.

Përditësimi i ri i PS5 e bën më të lehtë hyrjen në lojëra Multiplayer

Kushdo me një PlayStation 5 tashmë duhet të ketë një opsion më të lehtë për tu lidhur me lojtarët e tjerë. Sony zyrtarisht ka lançuar një përditësim softueri ku mund të krijojnë lidhje të cilat ndahen me të tjerët dhe që shërbejnë për të ftuar të tjerët ti bashkohen një loje.

Kompania fillimisht e njoftoi veçorinë në fillim të muajit Maj. Përditësimi i ri PS5 bën të mundur që të ndani një lidhje në aplikacion me këdo edhe nëse nuk është në listën e miqve në rrjetin PlayStation.

Një kod QR shfaqet ngjitur me lidhjen edhe pse Sony paralajmëron se duhet të përditësoni disa prej lojërave që sistemi i ri i ftesave përmes lidhjeve të funksionojë.

Një prej gjërave më të mira të këtij mjeti është se ftesat nuk kanë një afat kohor dhe ata që klikojnë lidhjen mund ti bashkohen lojës 10 minuta apo 30 minuta më vonë nga momenti i dërgimit nëse ftuesit është ende duke luajtur.

Nëse e dërgoni lidhjen në Discord një mini-aplikacion shfaqet dhe tregon nëse njerëzit ende po luajnë apo janë larguar prej lojës.

Copyright: © PCWorld Albania