Në verën e 2023, X vendosi ta bëjë shfaqjen e etiketave ngjitur me emrin opsionale, ndërsa është e paqartë pse sot po bën të kundërtën.
Rrjeti social X vendosi të eliminojë opsionin e fshehjes së etiketave blu për përdoruesit e planeve me pagesë Premium sipas një njoftimi dërguar tek dhjetëra përdorues nga kompania ditën e Enjte.
Në verën e 2023, X vendosi ta bëjë shfaqjen e etiketave ngjitur me emrin opsionale, ndërsa është e paqartë pse sot po bën të kundërtën.
Dikur një simbol i statusit, etiketa blu humbi atë shkëlqimin e saj pasi X vendosi ta ofrojë për të gjithë përdoruesit të cilët janë të gatshëm të paguajnë.
Etiketa blu tashmë u bë një indikator që tregonte se një përdorues ka paguar për planin Premium. Në fund kompania vendosi ta ofrojë këtë etiketë blu falas për të gjithë ata që kishin më shumë se 1 milionë ndjekës, duke mbuluar kështu shumicën e llogarive të njerëzve të famshëm.
Vetëm javën e kaluar platforma filloi të ofronte etiketën edhe për llogaritë të cilët kanë një numër të lartë ndjekësish të verifikuar.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë